Sipas The Football Money League e botuar nga konsultantët Deloitte, në sezonin 2005–06, Milani zinte vendin e pestë në botë ne sipas fitimit duke fituar €238.7 milion. Momentalisht klubi rënditet i gjashti nga klubet më të pasura në botë nga revista Forbes duke i bërë ata klubin më të pasur në Itali.
Kompanie austriake e basteve online bwin.com është sponsori kryesor në bluzat e Milanit pas një marrëveshje 4 vjecare që u arrit në fillim të sezonit 2006-07. Para kësaj marrëveshje, fabrika gjermane e prodhimit të makinave, Opel ishte sponsor i Milanit për 12 sezone. Dhjetë vite në bluzat e tyre paraqitej Opel, por në sezonin 2003-04 dhe 2005-06 respektivisht Meriva dhe Zafira (dy makina të llojit Opel) u shfaqën në fanelat e tyre.
Bluzat momentale janë të furznizuara nga firma sportive gjermane Adidas, marrëveshja e së cilës duhej të mbaronte në fund të sezonit 2007-08. Marrëveshja e bën Adidasin prodhuesin oficial të të gjitha uniformave, të trajnimit dhe veshjeve të jashtme. Para Adidas, firma sportive italiane Lotto prodhonte veshjet sportive të Milanit.
Më 24 Janar të vitit 2008, AC Milan and Adidas nënshkruajtën marrëveshje të rë derin më 30 Qershor, 2017.
|