Forza Milan
  Lajme
 

Pato: Milan, mund Lacion!



Kuqezinjtë i janë kthyer fitores në Europë, ndërsa ndodhen të fundit në klasifikimin e Serisë A

Braziliani realizoi një supergol ndaj Zyrihut, në UEFA: “Isha stërvitur shumë për atë gjuajtje... Por, të përqëndrohemi te sfida

e të dielës”



“Pato? Ai duhet të impenjohet më shumë, ashtu si sezonin e shkuar...”. Kështu ishte shprehur Karlo Ançeloti, trajneri i Milanit, përpara sfidës ndaj Xhenoas në kampionat (ku kuqezinjtë pësuan humbjen e dytë dhe hapën krizën). Duket se fjalët e trajnerit nuk kanë rënë në vesh shurdh, por mesazhi është perceptuar nga sulmuesi brazilian, i cili në ndeshjen e UEFA?s, ndaj modestëve të Zyrihut, me një goditje dënimi, realizoi një supergol, me një gjuajtje të fortë, me topin që është ndalur në trekëndëshin e rrjetës. “Jam i kënaqur për golin, lojën e zhvilluar, fitoren dhe kompaktësinë që kemi rigjetur. Pavarësisht se gjërat nuk ecin ende ashtu si duhet, besoj se ky grup ka klasin, cilësitë dhe forcën për të dalë nga situata. Kjo fitore, edhe pse me një kundërshtar jo të nivelit të lartë, na ndihmon shumë psikologjikisht. Ndiheshim si të bllokuar, sepse nëse nuk shënon dhe nëse je nervoz, të gjitha gjërat bëhen më shumë të vështira. Të gjithë ne jemi duke punuar mirë në stërvitje dhe tani duhet të konfirmohemi ndaj Lacios, që është një rival i vështirë dhe kryeson renditjen me dy fitore në kampionat”, u shpreh sulmuesi brazilian. “Ndihem më mirë i rrethuar nga kampionët”.



Sedorf: Duhet të ndërrojmë faqe në kampionat

Autor i një ndeshje bindëse ndaj Zyrihut, Klarens Sedorf preferon që të shohë përtej fitores: “Më vjen keq për golin e Zyrihut, por Milani sidoqoftë zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, me shpirtin e duhur dhe tregoi një lojë të mirë. Unë nuk e shoh shumë fitoren, por ka shumë aspekte të tjera që do të japin kënaqësi dhe goli i Jankulovskit është me të vërtetë simboli i momentit tonë. Pas avantazhit ndryshoi rrjedha e lojës dhe skuadra rigjeti moralin. Tani, gjëja më e rëndësishme është që skuadra të gjejë ekuilibrin e duhur dhe nëse do të jetë e nevojshme jam edhe i gatshëm që të ndryshoj pozicion në fushë, duke u tërhequr më prapa në mesfushë, për të shërbyer në fazën mbuluese”, u shpreh holandezi, që në fund e mbylli me optimizmin për sfidën e të dielës, ndaj Lacios: “Ka ardhur momenti të kthejmë faqe edhe në kampionat”.



Borrielo: Sa bukur të shënosh në “San Siro”!

Sulmuesi i Milanit, Marko Borrielo, ka rigjetur rrugën e golit dhe këtë e ka bërë vetëm pesë ditë pas rikuperimit të tij, në debutimin sezonal në “San Siro”, përpara tifozëve, në sfidën UEFA, ndaj Zyrihut. Ish?xhenoani u shpreh: “Eshtë diçka e bukur të shënosh në sytë e tifozëve, por jam i lumtur, sepse luajtëm mirë si kolektiv. Jemi duke u rikthyer dhe besoj se shumë shpejt do të na e kenë frikën të gjitha skuadrat e tjera


Ancelotti lë jashtë Ronaldinhon




Traneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka probleme të shumta me mos përshtatjen e lojtarëve gjë që ka rezultuar me rezultate negative në këtë fillim sezoni. Së fundmi ai ka preferuar ta lë Ronaldinhon jashtë ndeshjes për Kupën UEFA të cilën Rossonerët e luajnë të enjten kundër FC Zurich.

Lëndimi Andrea Pirlos është veçse një tjetër lajm i keq për kuqezinjtë të cilët duhet da ndërrojnë ritmin e lojës për t’ia plotësuar vendin fantazisë së mesfushës.

Ndërkohë, Ancelotti ka vendosur që në vend të Pirlos ta vendosë Clarence Seedorfin, ndërsa Kaka do të qëndrojë prapa dy sulmuesve, Pato dhe Borriello.

Andriy Shevchenko nuk ka shfaqur lojë mbresëlënëse në dy ndeshjet e para dhe pret që të startojë nga stoli, ngjashëm pritet të ndodhë edhe me Ronaldinhon.

Befasia tjetër është rikthimi i portierit Nelson Dida, i cili mund të fillojë nga minuta e parë në portën e Milanit.

Katërshen mbrojtëse pritet ta bëjnë Bonera, Kaladze, Jankulovski dhe Antonini, ndërsa mesfushën defanzive do ta plotësojnë Ambrosini dhe Flamini, duke bërë që formacioni i Ancelottit të jetë 4-3-1-2.


GALLIANI: ANCELOTI NUK DO TE SHKARKOHET




Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se edhe krahas humbjes ndaj Genoas, do tё mbetet nё pozitën e menaxherit, ndërsa tё njёjtёn gjё e ka pohuar edhe zёvendёspresidenti i Milanit, Galliani.

“Duke shikuar gjendjen nё tabelё, nuk mund tё jemi as tё gёzuar e as tё lumtur, por ende ka kohё pёr t’i arritur qëllimet dhe jam i sigurt se kёtё do ta bёjmё”, ka thёnё Ancelotti.

“Sot pashë dy ndeshje, nё tё parёn ishim shumё tё ngadalshëm dhe nuk kishim ide, derisa nё pjesën e dytё u paraqitёm shumё mirё”, ka shtuar italiani.

Nё prononcimin e tij, edhe zёvendёpresidenti Adriano Galliani, ka thёnё se pozita e Ancelottin nuk ёshtё e kёrcёnuar, pavarësisht rezultateve tё dobëta nё dy ndeshjet e fundit.

“Ancelotti po e fillon sezonin e tetё me Milanin dhe mendoj se shumё pak trajnerё mund tё qёndrojnё aq gjatё nё njё klub. Ai nuk rrezikon shkarkimin, edhe pse humbёm sot, por ai do tё bёnte mirё tё ndalojё humbjet. Nuk ёshtё problemi te trajneri, problemi ёshtё qё ne kemi luajtur tetё ndeshje qё nga fundi i korrikut dhe kemi humbur shtatё prej tyre”, ka shtuar Galliani


SHEVCENKO KERKON UNITET



Sulmuesi i rikthyer i Milanit, Andriy Shevchenko beson se e vetmja zgjidhje për startin e dobët të sezonit është që rosonerët të mbeten të bashkuar para ndeshjeve të ardhshme.

“Humbja bie veçanërisht mbi ne lojtarët. Është moment i vështirë dhe duhet të përpiqemi të mbetemi të bashkuar dhe të kërkojmë fitoren. Është vështirë të thuhet çfarë i mungon këtij ekipi të Milanit, është një moment i keq”, ka thënë ukrainasi.

“Gjatë ndeshjes, kërkoja hapësira të lirë për bashkëlojarët e mi, por lojtarët e Genoas ishin mjaft të mirë për të na mbyllur. Në dhomën e zhveshjes në fund të ndeshjes, trajneri na tha të mbetemi të bashkuar dhe se duhet të fitojmë sa më shpejtë që është e mundur”, ka shtuar Shevchenko.

Rosonerët pësuan humbje prej 2-0 në fushë të Genoas, që është humbja e dytë në Serie A.

 
  Today, there have been 2 visitors (3 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free