Milani është një ndër klubet më të përkrahur në Itali, sipas një kërkimi të së përditshmes italiane La Republica. Historikisht, Milani ka qenë i përkrahur nga klasa puntore, një pjesë e së ciliës ishin migrantë nga Italia Jugore. Nga ana tjetër, rivalët e qytetit Internazionale kanë qenë të përkrahur nga njerëzit më të begatshëm dhe më tipikal Milanese klasa e mesme.
Një prej grupëve ultra më të vjetër në futbollin italian, Fosa dei Leoni, që ka zanafillën në Milano. Momentalisht grupa e ultrave kryesorë është Brigate Rossonere dhe ekziston që prej mesit të 1970-tave. Politikisht, ultrat e Milanit nuk kanë pasur asnjëherë ndonjë parapëlqim të vecantë, por media tradicionalisht ka bashkëpunuar me ta si të majtë, deri në një kohë nën presidencën e Berlusconit ku ata konsiderohen disi të djathtë.
Tifozët e Genoa e konsiderojnë Milanin si një rival të urryer pasi që në Janar të vitit 1995, tifozi i Genoas, Vincezo Spagnole tragjikisht u shpua me thikë, gjë që rezultoi me vdekjen e tij. Rivali kryesor i Milanit është fqiu bashkëqytetar, Interi. Të dy klubet takohen në të shumë-priturën Derby della Madonnina dy herë në një sezon të Seria A. Emri i derbit drejtohet në statujën e Marias së virgjër të bekuar e cila është e vendosur në Katedralën e Milanit që është një nga pjesët më tërëheqëse të qytetit. Ndeshja çdoherë krijon atmosfetë të gjallë, më një numër të konsiderueshëm (shpesh humoristik ose ofendues) flamuj të shpalosur para lojës. Flares janë zakonisht të pranishëm, por ata ishin që çuan deri në braktisjen e ndeshjes kthyese të UEFA Champions League në 1/4 finale në mes të Milanit dhe Interit në 12 Prill, 2005, pasi që një fishekzjarr qw u hodhnw fushw nga një tifoz i Interit dhe goditi në shpatull pertierin e Milanit, Dida.
|